top of page

Kandidimi në Primaret e PD 2025 - Daniel Nikolla

Writer: Daniel NikollaDaniel Nikolla

Updated: Feb 22

Unë quhem Daniel Nikolla dhe jam kandidat për ‘’Primaret e Partisë Demokratike’’, në Qarkun e Tiranës, si Kandidati nga Diaspora.


Fort i nderuar elektorati demokrat i Qarkut të Tiranës, e gjithë Shqipërisë.

Të dashur bashkë-mërgimtarë në Britani të Madhe dhe kudo që ka demokratë.


Lidhja me Partinë Demokratike të Shqipërisë:


Unë jam një nga fëmijët e viteve 90, që mbahej në supet e babait dhe gjyshit në mitingjet madhështore të PD në shkallët e sheshit Skëndërbej. Një frekuentues i rregullt i selisë së vjetër të PD dhe i kafes historike poshtë selisë. I rritur në një familje me ndjenjën e madhe për demokracinë, unë kam qenë gjithnjë i lidhur me PD, qofshin këto zgjedhjet vendore, apo ato parlamentare, në role të ndryshme - sipas nevojave.


Si një nga të rinjtë Shqiptar, të larguar nga Shqipëria në Shtator të vitit 2013, dëshira për të kontribuar në Partinë Demokratike dhe vendin tonë, nuk ka munguar kurrë.


Dega e PD, Britani e Madhe:


Në rolin e sekretarit të degës së PD në Britani të Madhe, jam krenar për rolin që ekipi ynë ka pasur që prej procesit të Rithemelimit. Në 40+ ditët e fundit ekipi ynë në Britani është aktivizuar seriozisht në takime përgjatë të gjithë Anglisë dhe regjistrimet e diasporës për të votuar në 11 Maj.

 

Departamenti Brain Gain:


Si një nga anëtarët themelues të departamentit të Brain Gain në Partinë Demokratike, jam i lumtur që kam luajtur një rol kryesor në sjelljen e një mendësie të re, inovatore, nëpërmjet projekteve të vazhdueshme.


Kush është Danieli:

I lindur në 1993 në Tiranë, unë jam një Marketer i Çertifikuar, sipërmarrës dhe lider komuniteti në Britani të Madhe. Aktualisht drejtoj agjensinë e marketingut “Merx Marketing” dhe rrjetin e profesionistëve Shqiptar në zonën e Birmingham, Angli. 


Kam shërbyer në 2023 - 2024 si President i Bordit të ‘’Generation Next’’, pjesë e Dhomës së Tregtisë në rajonin ‘’East Midlands, Angli’’, si President i Unionit të Studentëve dhe anëtar i bordit drejtues të kolegjit ‘’City and Islington College’’ përgjatë viteve 2015-2016. Në të njëjtën perjudhë, jam votuar si i pari ndër 50 kandidatura, për të qenë në bordin e Unionit të Studentëve të Britanisë së Madhe.


Puna e palodhshme në Angli, më ka mundësuar vleresimin me  disa çmime në botën e biznesit dhe atë akademike, si:

  • 2023, “Spirit of the Alumni Award”, nga Alumni të Universitetit të West London.

  • 2020, “Profesionisti i Ri i Vitit”, Dhoma e Tregtisë East Midlands.

  • 2020, “Fytyra e së ardhmes në Shitje”, Marketing dhe Komunikime, Dhoma e Tregtisë e Birmingham.


Si avokat për përfshirjen sociale, në 2021 unë bashkë-themelova fushatën "Vrapo/ Mbështet si një Maratonist", duke vrapuar dhe mbledhur fonde për fëmijët me Sindromën Down.


Pse kërkoj votën tuaj në primare:


Zotëroj pjekurinë e duhur për të qenë një nga kandidatët e PD për zgjedhjet e 11 Majit. Në aktivizimin tim në PD, kam sjellë inovacion dhe mbështjetje të pakursyes në fusha të ndryshme.


Besoj me siguri që do jem një zë i fortë, i mirë kualifikuar, karizmatik dhe me një energji të pakrahasueshme për Tiranën dhe Diasporën Shqiptare.


Jam fytyra ndryshe që qytetarët duan, fryma e re, serioze, larg fjalëve dhe mik i punës.


Jam lindur dhe gatuar në Tiranë dhe dua që të punoj për kryeqytetin e të gjithë Shqiptarëve, me dashuri, atdhetari dhe pasion. 


BRAIN GAIN - Partia Demokratike ka një program serioz për rikthimin e trurit dhe diasporës. Do punoj papushim për të afruar diasporën me Shqipërinë, e me to dhe investimet, të rinjtë - ata intelektualë dhe forcën punëtore.


Për këto dhe të tjera që do ti zbuloj së shpejti, dëshiroj votën e çdo demokrati që në 11 Maj të jem një nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike, në qQarkun e Tiranës.


Çdokush që ka dëshirë që të jetë pjesë e ekipit tim, nga Shqipëria dhe diaspora, ju lutem më kontaktoni nëpërmjet mesazhit ose email: dn3nikolla@gmail.com



 
 
 

Comments


bottom of page