Nese ka ndonje gje qe kam degjuar te urohet me shpesh ne 3 ditet e fundit, nder te tjera, eshte dhe fillimi i ri me fytyra te reja. Urohet dhe elaborohet kudo — ne cdo shtepi, ne lagje, ne lokal, ne qytet, nder qarqe Shqiptaresh kudo qe ndodhen, ne WhatsApp, ne Facebook, ne Instagram dhe se fundmi edhe ne media dhe politike.
Madje ka arritur ne ate pike saqe me shume urohet qe te shihen fytyra te reja, sesa ‘‘hajd ishalla me nje fat te mire’’ ose ‘‘ishalla tu poq mire bakllavaja’’. Mund te duket shaka, por mendojeni pak me gjate dhe do e kuptoni qe eshte e vertete.
Shembuj i kemi perreth: debate mediatike me narrative aspak inspiruese; vizat e bardha qe mungojne ne rruget tona dhe i detyrojne njerezit te ecin 300 metra me larte a me poshte; shtepi te mbivendosura qe nuk legalizohen, te mbajtura varur deri tek zgjedhjet e ardhshme.
Nese une do isha nje dite me funksion ‘‘zgjidhes kryesor i halleve’’, ne 100 ditet e para do e zhdukja kete problem dhe do i pyesja mire ato qe e kane shkaktuar. Jo per te denuar, por qe me ze dhe me figure ta kuptoje ky popull se si eshte sjelle vara-vingo.
Eshte koha me e mire per cdo organizem qe frymon ne kete vend me aspirata qe te riperterij veten — ose ndryshe do shkermoqet me kohen. E reja sjell vetem inovacion, bollek, ide te reja dhe vrull te ri. Gezuar Miqqqqqqqqq!