Unë quhem Daniel Nikolla dhe jam kandidat për ‘‘Primaret e Partisë Demokratike’’, në Qarkun e Tiranës, si Kandidati nga Diaspora. Fort i nderuar elektorati demokrat i Qarkut të Tiranës, e gjithë Shqipërisë. Të dashur bashkë-mërgimtarë në Britani të Madhe dhe kudo që ka demokratë.
Jam një nga fëmijët e viteve 90, që mbahej në supet e babait dhe gjyshit në mitingjet madhështore të PD në shkallët e sheshit Skëndërbej. I rritur në një familje me ndjenjën e madhe për demokracinë, kam qenë gjithnjë i lidhur me PD — në zgjedhje vendore apo parlamentare, në role të ndryshme.
Në rolin e sekretarit të degës së PD në Britani të Madhe, jam krenar për rolin që ekipi ynë ka pasur që prej procesit të Rithemelimit. Si një nga anëtarët themelues të departamentit të Brain Gain, kam luajtur një rol kryesor në sjelljen e një mendësie të re, inovatore.
Pse kërkoj votën tuaj në primare: zotëroj pjekurinë e duhur për të qenë një nga kandidatët e PD për zgjedhjet e 11 Majit. Besoj me siguri që do jem një zë i fortë, i mirë kualifikuar, karizmatik dhe me një energji të pakrahasueshme për Tiranën dhe Diasporën Shqiptare. Jam lindur dhe gatuar në Tiranë dhe dua të punoj për kryeqytetin e të gjithë Shqiptarëve — me dashuri, atdhetari dhe pasion.
BRAIN GAIN — Partia Demokratike ka një program serioz për rikthimin e trurit dhe diasporës. Do punoj papushim për të afruar diasporën me Shqipërinë, e me to dhe investimet, të rinjtë — ata intelektualë dhe forcën punëtore.
Çdokush që ka dëshirë të jetë pjesë e ekipit tim, nga Shqipëria dhe diaspora, më kontaktoni nëpërmjet mesazhit ose email: dn3nikolla@gmail.com